Kosovë, pritet të caktohet data e zgjedhjeve lokale
Në konsultim me partitë politike, presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu pritet që në muajin maj të caktojë ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë. "Ligjërisht është përcaktuar që gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenti të caktojë datën", ka deklaruar në një prononcim për të përditshmen "Koha Ditore", zëdhënësi i presidentit, Xhavit Beqiri. Ai ka thënë se presidenti do t'i përmbahet kalendarit për zgjedhjet. Në vjeshtën e këtij viti pritet që për herë të parë të mbahen zgjedhjet në Kosovën e pavarur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tërë procesit do të jetë në duart e Komisionit Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet e 2007-ës Partia Demokratike e Kosovës, përveç që doli e para në zgjedhjet parlamentare, ajo fitoi edhe shumicën e komunave të Kosovës 19, Lidhja Demokratike e Kosovës 5, dhe Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës3.