Leposaviç, serbët godasin me gurë kryepolicin Ahmeti
Leposaviç -Serbët në zonën e Lepasoviçit, kanë penguar një vizitë të zyrtarëve të lartë të Policisë së Kosovës në këtë qytezë veriore, raportojnë mediat serbe. Qindra banorë lokalë kanë bllokuar hyrjen në Leposaviç, duke bërë që kolona me vetura, e cila udhëhiqej nga drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, të kthehej në Prishtinë, pas vizitës në Portën 1 në kufi me Serbinë.
Ahmeti i ka thënë FoNetit se serbët lokalë e kanë gjuajtur me gurë makinën e tij, duke e bërë të pa mundur vizitën që kishte për qëllim njoftimin me kushtet e punës së policëve në këtë pjesë. Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka thënë se për shkak të protestës së rreth 200 serbëve, Ahmeti e ka anuluar vizitën në Leposaviç.