Sejdiu homazhe pranë memorialit të Adem Jasharit
Prekaz-Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Parlamentit, z.Jakup Krasniqi, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekazit, si dhe vizitoi familjen Jashari. “Erdhëm si gjithmonë në kujtim të vazhdueshëm të komandantit legjendar Adem Jashari, të gjithë familjes Jashari dhe të tjerëve që kanë qenë shembull i veçantë i sakrificës dhe i rezistencës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi”-, theksoi Presidenti Sejdiu, pas homazheve në përkujtim të përvjetorit të betejës historike të Jasharëve në marsin e vitit 1998.
Kjo ditë, vijoi Presidenti Sejdiu, është ditë e kujtimit për të gjithë, ditë që na bën krenarë dhe ditë që para botës liridashëse mbetet nga shembujt më unikat të sakrificës dhe vetëflijimit të një populli.