Panariti: TAP dhe kufiri detar, çështje të ndara

Edmond Panariti
Ministri i Jashtëm, Edmond Panarit tha sot se Greqia dhe Italia kanë garantuar mbështetje për projektin e gazsjellësit TAP.
Panariti gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se, me rëndësi është arritja e një marrëveshjeje mes tri palëve.
Lidhur me spekulimet e fundit nga mediat greke se, marrëveshja detare mes Greqisë dhe Shqipërisë është një pengesë serioze për projektin TAP, Panariti tha se këto janë dy çështje që do të trajtohen të ndara.
Sa i përket avancimit të bisedimeve, Panariti citoi vendimi e Gjykatës Kushtetuese, i cili ka anuluar praktikën e mëparshme, duke shtuar se, grupet e punës janë duke punuar dhe në momentin që do të ketë rezultate do të diskutohet për ecurinë e mëtejshme.
Pika jonë e referimit, vazhdoi kreu i MPJ-së, do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Bashkebisedimi me gazetaret erdhi ne prag te vizites se tij ne Greqi, te cilen ministri vete e quajti normale, ne kuader te vizitave qe do te ndermarre ne rajon.