E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada strehon turistët e mbetur në Egjipt

Spoti i agjencisë për udhëtimet në Sharm El Sheik të Egjiptit

KAJRO- Turistët e bllokuar në Sharm el Sheik që nuk kanë mundur të transportohen me udhëtimin e parë me avion, ndodhen në mjediset e ambasadës shqiptare në Kajro, Egjipt.

Sipas Ministrisë së Jashtme ata do të kthehen në atdhe në një kohë sa më të shpejtë. Ministria e Jashtme shqiptare tha sot se ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar me turistët shqiptarë të bllokuar në resortet e Sharm El Sheik.

Në një njoftim të saj thuhet se situata ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të marrëdhënieve kontraktuale nga ana e agjencisë turistike shqiptare. Sipas MPJ-së, në Shqipëri kanë mbërritur 182 turistë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›