Zëvendësministri Avenir Peka drejtor i ri i AKKP-së, zëvendëson Çefën
14-08-2012 / Gazeta 55
Pas zgjedhjes së Elvis Çefës nënkryetar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryeministri pritet të emërojë në vend të tij, zëvendësministrin e brendshëm Avenir Peka. Peka, i cili mbante detyrën e zëvendësministrit që prej vitit 2009-ës tashmë do të jetë drejtor i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Elvis Çefa u miratua të martën e kaluar si nënkryetari i ri i KLD-së, duke zëvendësuar Kreshnik Spahiun. Pas kësaj ai dha dorëheqjen nga posti i tij i AKKP-së. Ndërsa Avenir Peka, më herët ka qenë dhe këshilltar i kryeministrit Berisha për rendin dhe sigurinë, dhe zëvendësoi në postin aktual Gent Strazimirin pas zgjedhjes së tij si deputet në 2009.