E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi vendas HEC-et e vogla japin 2 te energjise

Rreth 2 për qind e energjisë së konsumuar në vitin e shkuar ka ardhur nga hidrocentralet e vogla që janë private ose funksionojnë në bazë të kontratave koncesionare. Enti Rregullator i Energjisë në raportin për vitin 2010 tregon se shumë zona kanë marrë energji nga 51 hidrocentrale të vegjël me fuqi deri në 15 megavat.

Prodhimi nga HEC-et klokale ka ardhur në rritje vit pas viti, duke arritur shifrën maksimale prej gati 160 milion kilovat orë në 2010-ën. Shkak për rritjen e prodhimit janë kërkesa gjithnjë e më e madhe si dhe shtimi i i hidrocentraleve të vegjël. ERE bën me dije në raport se gjatë 2004-ës HEC-et hodhën ne rrjet rreth 41.6 milionë kilovat orë, ose rreth 120 milionë kilovat orë më pak.  

Në tregun e prodhuesve të energjisë veç KESH operojnë dhe 19 shoqëri private dhe koncesionare të cilat kanë vendosur në prodhim 51 hidrocentrale të vegjël. Vetëm gjatë vitit 2010 në këtë treg u shtuan 5 njësi të tilla prodhimi, të cilat dhanë mbi 26 për qind të prodhimit nga HEC-et deri 15 Mega vat.

Pritet që prodhimi i energjisë nga hidrocentralet që nuk janë në pronësi të KESH të vijkë në rritje pasi deri më tani janë nënshkruar rreth 100 kontrata për ndërtimin e tyre. Për të nxitur investimet në këtë sektor, qeveria ka autorizuar KESH-in që të blejë të gjithëe energjinëe elektrike tëe prodhuar prej tyre, me çmim të miratuar nga ERE, sipas një formule nxitëse.

Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 gusht 2011 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›