E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti merr pjesë në punimet e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara

25-02-2013 / Gazeta 55

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, u nis për në Gjenevë, për të marrë pjesë në punimet e Segmentit të Lartë të Sesionit të 22-të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, organ i Kombeve të Bashkuara, i cili promovon mbrojtjen dhe  respektimin e të të drejtave të njeriut në botë.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë Sesion, Ministri Panariti, krahas ndjekjes së punimeve të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, do të zhvillojë takime në kuadrin e lotimit për kandidaturën e Shqipërisë në këtë organ për periudhën 2015-2017. Gjithashtu, Ministri Panariti do të takohet me Komisioneren e Lartë për të drejta e njeriut, znj. Pillay, si dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës së OKB-së në Gjenevë, z. Tokayev.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›