E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Qeveria do te plotesoje ne kohe kerkesat e KE

Kryeministri Berisha u takua dhe diskutoi edhe me Kancelaren Gjermane Angela Merkel.
Kryeministri Berisha, pasi vlerësoi si një arritje të madhe për vendin propozimin e bërë nga Komisionit Evropian për statusin e vendit kandidat, e siguroi znj. Merkel për vendosmërinë e qeverisë së tij për të plotësuar në kohë kërkesat e fundit të Komisionit Evropian për dhënien e statusit, në dhjetor të këtij viti.
Kryeministri nënvizoi shkurtimisht situatën ekonomike, përballimin me sukses të krizës botërore dhe sfidat që përballon Shqipëria për shkak të saj.
Kryeministri përfitoi nga rasti për ta ftuar personalisht Kancelaren Merkel për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Kancelarja gjermane e falënderoi Kryeministrin Berisha për ftesën dhe u shpreh se do shqyrtonte me interes propozimin për statusin dhe ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›