E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti takon Ministren e Shtetit indiane Peneet Kaur

Ministri i Punëve të Jashtme, Z.Edmond Panariti priti sot Ministren e Shtetit të Republikës së Indisë, Peneet Kaur, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ministri Panariti pasi vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Republikës së Indisë, u ndal në mundësitë e mëdha të bashkëpunimit dypalësh. Ai i kushtoi vëmendje të vecantë marrëdhënieve në fushën ekonomike, sidomos investimeve në vendin tonë në fushën e energjitikës", turizmit, teknologjisë, por dhe bashkëpunimit në fusha të tjera, si ato të arsimit, kulturës etj., me interes të ndërsjellë.
Panariti nënvizoi gjithashtu nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga India, gjë që do t’i shërbejë konsolidimit të shtetit të ri të Kosovës, forcimit të paqes dhe stabilitetit të mëtejshëm në rajonin e Ballkanit.
Të dy bashkëbiseduesit nënvizuan bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke ndërmjet dy vendeve në organizatat ndërkombëtare e veçanërisht në OKB.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›