Panaritit takon homologun serb: Të zbatohen marrëveshjet

Në takim u diskutua dhe u shkëmbyen mendime për shumë çështje të interesit reciprok. U ra dakord për të punuar për një bashkëpunim më të hapur dhe konkret mes dy vendeve, për nënshkrimin e marrëveshjeve të mbetura pezull dhe të tjerave që plotësojnë kuadrin e nevojshëm ligjor të bashkëpunimit, etj.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e mbajtjes hapur të dialogut politik, me qëllim krijimin e klimës së qëndrueshme të mirëbesimit, respektit reciprok dhe sinqeritetit mes të dy vendeve, në të mirë të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Ministri Panariti vlerësoi si shumë të rëndësishme zbatimin e marrëveshjeve të arritura midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se bashkëpunimi gjithëpërfshirës rajonal është parakusht i integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, një ambicie që qëndron edhe në krye të prioriteteve të vendeve tona. Në takim u ra dakord dhe për zhvillimin e një vizite të Ministrit të Jashtëm serb në Tiranë.
2012-09-27 09:51