E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e fortë

Edhe gjatë vitit 2011, më së shumti është kritikuar sistemi i drejtësisë në Kosovë, por edhe kësaj radhe, Gjykata Kushtetuese ka bërë përjashtim.

Sërish është treguar e pamëshirshme, kur ka pasur të bëjë me vendime për politikanët e Kosovës.

Pa asnjë mëdyshje, Gjykata më e lartë në Kosovë konstatoi se të zgjedhurit e popullit nuk kanë kurrfarë imuniteti.

Ky është konsideruar si vendimi i tretë i fuqishëm, pas vendimit të vitit 2010 se Fatmir Sejdiu është shkelës i Kushtetutës si dhe vendimit tjetër se Kuvendi i Kosovës në mënyrë të antikushtetuese votoi Pacollin për President.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›