Tbilisi: Fotoreporterët spiunonin për Rusinë

Ministria e Brendshme gjeorgjiane thotë se tre foto-reporterët që u arrestuan të enjten, të dyshuar për spiunazh, kishin furnizuar me informacione sekrete Rusinë.
Ministria në një deklaratë të cilën e ka dhënë sot, tha se Agjencia Evropiane Pressphoto, ka dërguar imazhet e marra nga dy fotografë të tjerë në shërbimet ruse.
Autoritetet gjeorgjiane thanë se policia gjatë kontrollit në shtëpitë e të ndaluarve ka gjetur planet e fotokopjuara të ndërtesës presidenciale, informacione në lidhje me takimet e presidentit dhe udhëtimeve e tij.
Policia e Gjeorgjisë po mban në paraburgim fotoreportetin Zurab Kurtsikidze që nga e enjtja, së bashku me Irakli Gedenidz, fotograf personal i presidentit Mihail Sakashvili dhe Georgy Abaladze, një fotograf me kontratë që punonte në Ministrinë Jashtme të Gjeorgjisë dhe si gazetar i lirë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”.
Kurse fotografja e katërt, Natia Gedenidze, është liruar nga paraburgimi gjatë ditës.