E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi audio Gedafi behet i gjalle nga Siria

Koloneli i rrëzuar nga pushteti në Libi, Muamar Gedafi sfidon fuqitë perëndimore si dhe këshillin Kombëtar të Tranzicionit duke publikuar sërish një mesazh audio drejtuar popullit, në një kohë që përpjekjet për ta arrestuar dhe nxjerrë përpara Drejtësisë ndërkombëtare rezultojnë të pasuksesshme. 

Gadafi u bëri thirrje libianëve të derdhen rrugëve me miliona, për të treguar kundërshtinë e tyre me drejtuesit e rinj të vendit. Mesazhi u transmetua në televizionin Arrai me qendër në Siri, dhe në të koloneli e përshkruan gjendjen si të padurueshme.

Mesazhi vjen në një kohë që luftime të ashpra vazhdojnë mes trupave të kryengritjes dhe besnikëve të kolonelit në qytetin e tij të lindjes, Sirte. Nuk dihet se ku fshihet Gedafi, ndësa thirrja e tij e fundit publike u regjistrua në 20 shtator po të televizionin sirian.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›