Kriza greke Finlanda Ok modelit te kolateralit
Kryeministri finlandez, Jurki Katainen pohoi se modeli i kolateralit që do të përdoret për paketën e ndihmes së BE-së për Greqinë, është i përshtatshëm edhe për vendin e tij. Finlanda së bashku me disa shtete të tjera kërkoi garanci për të marrë pjesë në ndihmën financiare për Athinën.
Termat e kolateralit u fiksuan pas muaj të tërë negociatash midis zyrtarëve të BE-së. Sipas marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe Finlandës, një model i komplikuar ky, Athina do të japë hua në bankat greke bondet kombëtare. Këto të fundit mund të ndërrohen me bonde të tjera qeveritare dhe të transferohen në banka investimesh për shitje.
Të ardhurat nga shitja do të vendosen në një llogari dhe do të investohen ne bonde të trefishta të tipit A, që përbëjnë edhe kolateralin. Analistët thonë se ky kolateral nuk i vlen as Finlandës, mirëpo sic pohoi kryeministri i këtij vendi, më mirë me këtë model sesa pa asnjë garanci.
Juli Prifti