E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare Merkel takim me FMN

Kancelarja gjermane kryesoi një takim me shefat e institucioneve kryesore financiare për të diskutuar situatën ku ndodhet ekonomia botërore dhe krizën e fundit financiare ne eurozonë. 

Në tryezën e përbashkët, ishin të pranishëm drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe disa organizmave të tjerë. Ky takim pasoi atë që Merkel zhvilloi me shefen e FMN-së, Kristin Lagard. Takimet u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe detajet e bisedimeve nuk u publikuan menjëherë.

Kancelarja Merkel tha pas takimit me Lagard se Europa nuk duhet të hezitojë për të rikapitalizuar bankat e veta nëse kjo do të jetë e domosdoshme për shmangien e një dëmi edhe më të madh ekonomik. Kriza në Europë ka rritur shqetësimin edhe në SHBA, ku presidenti amerikan Barak Obama apeloi që Bashkimi Europian veprojë më shpejtësi për mbajtjen nën kontroll të situatës.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›