E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen shkarkimet në Fierzë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) njoftoi sot, se ka mbyllur portat e shkarkimit në HEC-in e Fierzës, të cilat u hapën të martën (23 shkurt) për shkak të reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të ujit në digë.

Burime zyrtare të KESH-it bënë të ditur se shkarkimet vijojnë në HEC-et e Vaut të Dejës dhe Komanit, respektivisht me 200 m3/sek dhe 300 m3/sek. KESH tha gjithashtu se shumë shpejt do të bëhet e mundur edhe mbyllja e portave në këto HEC-e.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›