Seanca ndaj Mediut, përplasje në Gjykatën e Lartë
Pavarësisht kësaj, familjarët e tragjedisë kanë paraqitur para trupës gjyqësore një CD-i, në të cilën gjenden akuzat e ngritura ndaj Mediut nga Prokuroria, me 69 akuza drejtuar ministrit aktual të Mjedisit. Kjo ka bërë që në sallë të shpërthejnë debate të ashpra midis familjarëve dhe avokatëve mbrojtës.
Gjatë seancës, avokati mbrojtës Ardian Visha ka deklaruar se duan ta dënojnë politikisht klientin e tij, ndërsa ka theksuar se akuzuar në CD-i janë një “brumë i gatuar keq” nga Prokuroria. “Kjo cështje ka karakter politik, duan të fajësojnë politikisht klientin tim”, tha Visha.
Deklarata është pasuar nga njëra prej banorëve të fshatit Gërdec, Zamira Durda, duke e akuzuar se nga ngjarja është djegur i biri, i cili ka bërë edhe padinë kundër Mediut. “Ju keni djegur djalin tim, më shkatërruat shtëpinë dhe dilni ketu e flisni për padrejtësi”, tha Zamira Durda, që humbi djalin 7 vjecar në shpërthimin e Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes është paditur nga Alketa Hazizaj dhe Roxhers Durda 12-vjeçar.