E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci” Punonjësit: Minxholli iku nga fabrika pak para shpërthimit

TIRANE- Dëshmitë e rradhës në procesin gjyqësor “Gërdeci” kanë ritheksuar faktin se në fabrikë punohej pa kontrata pune.
Edhe këtë radhë gishti u drejtua nga i pandehuri Dritan Minxolli. Punonjësit thanë se Minxolli ishte njeriu që i punësoi, që i trajnoi për punën dhe që i mblidhte mëngjes për mëngjes duke u dhënë detyrat që do të kryenin për gjatë turnit të punës.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Tiranës 3 ish punonjës të fabrikës, Ligur Cani,Fejzo Shehu e Besnike Halili dëshmuan se pak para shpërthimit përgjegjësi i fabrikës Minxholli doli nga godina, ndërsa sipas dëshmitarëve kjo ishte një orë e pazakontë për tu larguar pasi ai qëndronte në fabrikë më tepër se në mesditë.

Dëshimtarët kanë deklaruar se gjatë punës kanë vërejtur praninë e drejtorit të Meicos Ylli Pinari në fabrikë, ndërsa kanë theksuar se transportimi i municioneve bëhej me kamionë ushtarakë të shoqëruar nga Policia Ushtarake. Sipas tyre cdo ditë në fabrikë vinin rreth 15 kamionë.

Dëshmitarët kanë treguar se ditën e shërthimit u salduan jashtë fabrikës 3 karroca që shërbënin për transportimin e municioneve.

çështja 'Gërdeci' është një nga çështjet më të mëdha në historinë e gjyqësorit shqiptar, me rreth 300 dëshmitarë dhe 29 persona të marrë si të pandehur, shumë nga të cilët ish-funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë.

Tragjedia e 15 marsit shkaktoi 26 te vdekur dhe mbi 300 te plagosur, ndërsa ndërkombëtarët gjithnjë e më shumë kanë shtuar thirrjet që kjo tragjedi ëe hetohet plotësisht.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›