E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Poetet e Librazhdit" fitojne gjyqin

Prej 17 korrikut 1977, ata nuk jane me ne jete! Pushkatimi i dy poeteve te Librazhdit, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, ka qene jo pak ne fokus vitet e fundit. Nese jeten nuk do jua kishin marre vite shkuar, emri i tyre me gjase s'do te endej edhe keto dite dyerve te gjykatave. Por ka qene nje rast flagrant i nje botimi pirat te librit per dy poetet, qe ka detyruar vellane e Vilsonit, Bedri Blloshmin dhe autorin e librit "Vilsoni dhe Genci", studiuesin Sadik Bejko t'i drejtohen se pari Zyres per Mbrojtjen e se Drejtave te Autorit e me pas gjykates. Fundi i gjyqit u shenua mesditen e djeshme. Gjykata njohu demin moral, dhe shtepia botuese "Marin Barleti", me perfaqesuese Mimoza Ahmetin, duhet te paguaje gjoben prej 600 mije lekesh te rinj, prej 2 milione qe kerkuan paditesit. Ne seancen perfundimtare, Bedri Blloshmi ka theksuar ne prani te gjyqtares se ceshtjes, Majlinda Doga, se "hijet e sigurimit te shtetit s'po i lene te qete vellane dhe kusheririn tim edhe tani qe nuk jane ne jete. Kerkoj ne menyre demonstrative qe te zhduken 1497 librat pirat, pasi 3 i kam marre une". Ky botim pirat, ka marre pjese te tera te botimit te librit te Bejkos, "Vilsoni dhe Genci", dhe nuk ka cituar asgje prej materialeve te tij. Por, ajo qe ka cenuar se tepermi eshte fakti se, sipas avokatit Perparim Rama: "Pala e paditur ka nxjerre nje liber me vlera te dyshimta dhe s'ka marre leje asgjekund per botimin e tij, pasi jane hequr akt-ekspertizat, duke mbuluar gjithe aspektin kriminal te ceshtjes se dy poeteve". Ndersa autori Sadik Bejko shprehet: "Botimi i pare mund te pasurohet edhe me tej, dhe nese do ishte botuar nje veper me dinjitoze se ajo qe nxora une, do e kisha pergezuar kete shtepi botuese, pasi une s'kam monopolin e asgjeje. Por, kjo eshte nje kopje e shemtuar. Jane shkruar shume materiale, e sidomos ato qe jane edhe akuza e madhe, akt-ekspertiza". Ajo qe tregojne eshte fakti se para se te botohen "Vilsoni dhe Genci" nga "55", Blloshmi e Bejko kane trokitur ne dyert e shtepise botuese "Marin Barleti". "Nuk rame dakord per ta botuar kete veper, dhe u larguam, duke iu thene te mos e botonim, por ai u botua, pasi doli libri i pare", tregon Bejko. Dikur, regjimi akuzoi dy djemte e rinj duke i denuar me pushkatim, e sot eshte pushkatim i tyre dhe plot detaje te akt-ekspertizave te gjyqeve te tyre qe akuzojne fort regjimin e shkuar. Por ja, tani, ne vitin 2008, ndonese te pushkatuar prej vitesh, dy poetet e Librazhdit, Vilsoni dhe Genci, libri qe rrefen per jeten e tyre dhe cfare i coi drejt gremines eshte i plagjatuar dhe emrat e tyre u enden serish dyerve dhe sallave te gjyqeve. An. Ym

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›