Kleriku që luftoi për shkronjat shqipe
Ishte muaji shkurt i vitit 1910. Ditë e hënë, para dreke. Mbi 10 mijë burra e mbi 150 kalorës, jo vetëm nga Korça, por edhe nga krahinat përreth, u ngjitën në kodrën e Shën Ilisë, për të marrë pjesë në mitingun e organizuar në mbrojtje të shkronjave shqipe. Populli nuk donte shkronja të huaja arabe e turke, as greke, po donte shkronjat e tij, alfabetin e tij, donte shkronjat shqipe. Për këto shkronja ishte luftuar shumë në shekuj. E tani kishte ardhur momenti që, edhe një herë, populli të ngrinte zërin dhe të kërkonte të drejtën e tij. Te të gjithë kishte vendosmëri, kishte entuziazëm, kur kërkonin shkronjat e tyre. E aty, midis njerëzve të panumërt, shumica të rinj, disa kishin marrë në krahë një njeri të veshur me veladonin e klerikut islam, duke thirrur: Rroftë shqipja, rrofshin shkronjat tona! Por kush ishte ai, që kishte mbledhur kaq shumë njerëz? Ishte i mirënjohuri Hafëz Ali Korça, patrioti, atdhetari, intelektuali dhe mbrojtësi i flaktë i ABC-së shqipe. Në miting, veç të tjerëve, foli me fjalë të zjarrta edhe ai.
Të moshuarit e mbajnë mend mirë Hafëz Ali Korçën, jo vetëm për veprimtarinë e tij fetare, po më tepër për atë patriotike. I lindur në Korçë, 135 vjet më parë, mbaroi "Idadien" dhe studimet e larta i kreu në Stamboll, ku studioi me zell e pasion të veçantë. Ishte i prirur veçanërisht për gjuhët e huaja. Perfeksionoi turqishten që e kishte mësuar që në Korçë, por edhe arabishten, persishten e frëngjishten. Atje u njoh me veprat e klasikëve arabë, persë e turq, duke u pajisur me njohuri të gjëra. Ra në kontakt edhe me patriotët e njohur dhe rilindësit, që punonin për zgjimin e ndjenjës kombëtare të popullit tonë. U bë një aktivist i dalluar. Pasi mbaroi studimet u kthye në atdhe dhe e vazhdoi me këmbëngulje e pasion veprimtarinë kombëtare. Atëkohë turqit arritën të mbyllnin shkollën shqipe të Korçës. Mësuesin e saj të shquar Nuci Naci, bashkë me disa patriotë të tjerë, i burgosën. Korça, në atë kohë, ishte një qendër e dëgjuar patriotike. Shkolla e parë shqipe që ishte hapur aty, pati ndikim e influencë të madhe, kultivoi te populli atë ndjenjën e luftës për çlirim. Një gazetë proqeveritare e Stambollit, atëherë shkruante: Të gjithë e dinë se Korça është çerdhe e ‘llatinxhinjve‘... ata duan të ngjallin vetëqeverimin e tyre.
Edhe Hafëzi, bashku me të tjerë, si Orhan Pojani e Thimi Marko, u internuan. Ndaj familjeve të tyre filluan ndjekjet dhe persekutimet. Pas shpalljes së Hyrietit dhe vendosjes së Kushtetutës në Turqi, Hafëz Aliu u kthye në Korçë. Si të gjithë, shpalljen e lirisë dhe premtimet e bëra nga turqit e rinj, ai i priti me entuziazëm. Por, me kalimin e kohës, xhonturqit po i shkelnin premtimet. Rifilluan politikën e shtypjes dhe të shfrytëzimit. Ndaj, patriotët shqiptarë i shtuan përpjekjet e tyre për shkronjat shqipe dhe çlirimin kombëtar. Hafëz Ali Korça bashkëpunonte ngushtë me patriotët e tjerë dhe ishte në krye të të gjitha lëvizjeve kombëtare. Mbante lidhje edhe me Sotir Pecin, që ishte mësues në shkollën Normale të Elbasanit dhe përgatiste tekstet shkollore. Pas kësaj, Hafëzin e propozuan deputet për në Parlamentin turk. Pasi u zgjodh, ia delegoi këtë detyrë personalitetit të njohur të gazetarisë shqiptare, Shahin Kolonjës.
Edhe më vonë, në të gjitha ngjarjet e rëndësishme kombëtare e shohim shumë aktiv. Në Kongresin e Dibrës (korrik 1909), ai luajti rol të rëndësishëm. Duke folur aty, theksoi rëndësinë e mësimit dhe të emancipimit të popujve. Në përmbajtje, fjala e tij konsistonte në faktin se kombet e tjera të Ballkanit, fqinje me ne, kishin arritur përparime në shkolla e në arsim, kurse ne, për fat të keq, kishim mbetur prapa. Hafëzi mendonte se në çdo fshat të vendit tonë duhet të hapeshin shkolla fillore, që të gjithë të mësonin shkrim e këndim, sepse "pa to, një popull nuk mund të shkojë përpara". Ai e mbronte me zjarr alfabetin e Kongresit të Manastirit.
Hafëz Ali Korça nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij kombëtare. Deri në vitin 1916 qëndroi në krye të lëvizjes kombëtare dhe të përpjekjeve që po bëheshin për konsolidimin dhe përparimin e shtetit shqiptar. Ndihmesa e tij ishte e dukshme, sidomos në lëmin e arsimit. Duke parë aftësitë e tij u emërua drejtor i arsimit për një zonë mjaft të gjerë, që përfshinte Tiranën, Elbasanin, Durrësin dhe Dibrën. Ky institucion i ngritur atëkohë bëri një punë të madhe për ngritjen e shkollave dhe mbarëvajtjen e tyre, si për ato laike, ashtu dhe për shkollat fetare si pjesë përbërëse e arsimit tonë. Vetë Hafëzi punoi intensivisht, dha mendime me vlerë, përgatiti programe për shkollat e porsangritura, ndihmoi mësuesit për rritjen e nivelit të mësimdhënies, për forcimin e marrëdhënieve midis shkollës e familjes etj. Në këtë institucion bënin pjesë edhe personalitete të shquara e patriotë të dëgjuar të asaj kohe, si Aleksandër Xhuvani, Sali Ceka, Dervish Hima etj.
Po këtë vit, Hafëz Ali Korça emërohet kryemyfti dhe në të njëjtën kohë anëtar i Këshillit të Naltë të Sheriatit në Shkodër. Njëherazi, ishte edhe anëtar i Komisisë Letrare, ku, së bashku me figura të tilla si Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi e mjaft të tjerë, veproi me përkushtim dhe dha një ndihmesë të dukshme në fushën e gjuhësisë. Kontributi i tij ishte i vlefshëm, sidomos për mendimet që jepte për pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët dhe terminologjitë e huaja, si dhe për shkrimin me korrektësi të gjuhës shqipe. Në vitin 1923, në zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare, ai u propozua kandidat nga grupi i Korçës dhe i fshatrave përreth. Ai mendonte se kandidatë për në këtë Asamble duhet të ishin njerëzit më të mirë, më të përkushtuar për vendin e për popullin. Po këtë vit, me përpjekje të mëdha, ai hapi Medresenë në Tiranë, ku jepte edhe vetë mësim. Hafëzi synonte që programet të ishin bashkëkohore.
Gjithë jetën e tij, Hafëz Ali Korça ia kushtoi çështjes kombëtare. Ai ishte mësues dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar, si atij laik, edhe fetar. Shumë e njohin si Hoxha Tahsini i Ri, vlerësim që e meriton plotësisht. Ai i përkiste atij brezi atdhetarësh e rilindësish që bënë gjithçka për çlirimin e vendit dhe zhvillimin e përparimin e tij. Vitet e fundit, në pleqëri të thellë, i kaloi në Kavajë, në një jetë të vetmuar. Vdiq në dhjetor 1956. Në këtë ditë 7 Marsi, e kemi detyrim moral ta kujtojmë patriotin dhe mësuesin e nderuar, Hafëz Ali Korça.