Topi: Të arsimohen fëmijët e ngujuar
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje në një ceremoni të veçantë, në Pallatin e Brigadave, një grup arsimtarësh me përvojë të gjatë pedagogjike, nga shkolla të ndryshme të vendit, me rastin e festës së 7 marsit. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka apeluar për arsimimin e fëmijëve të ngujuar.
"Dhe në këtë ditë të veçantë do të doja të prekja një moment, që është i trishtueshëm. Bëhet fjalë për ata nxënës, të cilët nuk i janë bashkuar edukimit nëpër shkolla, qoftë kjo për arsye ekonomike, qoftë kjo për arsye shumë specifike, që lidhen me familjet e tyre, me origjinën e familjeve të tyre, por edhe ata që kanë probleme të thella sociale. E kam fjalën këtu edhe për nxënësit e ngujuar për shkak të një plage të thellë të shoqërisë që ka të bëjë me gjakmarrjen", tha Presidenti. Sipas tij, askush, aq më shumë nxënësit, aq më shumë ata që nuk e kanë formimin për të kuptuar se si qëndrojnë gjërat, nuk duhet të penalizohen për shkak të kësaj plage. Presidenti Bamir Topi ka theksuar se "është detyrë në radhë të parë e të gjithë institucioneve që të bëjnë të mundur jo vetëm shërimin ligjor të kësaj plage, por patjetër dhe kurimin shoqëror të kësaj plage". Zgjidhja e kësaj situate për kreun e shtetit është që të bëhet punë që edukimi i këtyre nxënësve të bëhet nëpërmjet shkollës, që t‘i largohen pikërisht kësaj plage të vjetër, për ta rikuperuar dhe rigjeneruar këtë situatë dhe për t‘u bërë realisht qytetarë të Evropës me ligjet e saj ku nuk njihet gjakmarrja, por njihet vetëm dëshira për progres.
Presidenti i Republikës është shprehur i emocionuar, pasi në këtë takim merrte pjesë edhe mësuesi i tij i klasës së parë.
Më tej, Presidenti Topi ka shprehur urimet për të gjithë mësuesit kudo që ata jetojnë dhe punojnë. "Meqenëse është një festë kombëtare, jo vetëm në Shqipëri, por aty ku flitet dhe mësohet shqip, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në diasporë, sepse çdo ditë ndjehet nevoja për të mësuar abetaren. Këtë e kemi parë aty ku është emigracioni i vjetër, këtë e kanë parë aty ku është edhe emigracioni i ri. Gëzuar festën e 7 Marsit!", u shpreh Topi.