E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetflijohen dy persona, kishin probleme ekonomike

  

 Dy persona në qytetin e Beratit kanë humbur jetën duke u vetflijuar.Mësohet se shkak për këtë, të jetë bërë gjendja e rënduar ekonomike. Një 34 vjeçare është hedhur nga ura e Goricës në ujërat e lumit pak para mesnatës dhe një 32 vjeçar është hedhur nga kati i pestë i banesës së tij në lagjen Muzakaj, po në këtë qytet. Sipas policisë 43 vjeçarja kishte marrë një kredi dhe kohët e fundit nuk ishte në gjendje ta paguante. Trupi i saj ende nuk është gjetur nga Polumbarët të cilët janë në kërkim e sipër. Ndërkaq policia po heton për shkaqet e vdekjes së 32 vjeçarit Arian Lulo, i cili ka vdekur menjëhërë pas plagëve të marra në përplasjen me tokën. Dyshohet se edhe për këtë të fundit shkak të jetë bërë depresioni dhe gjendja e vështirë ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›