E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, dere me dere per "Gerdecin"

Denis Dedej

Dere me dere per lajmerimin mbi manifestimin e se dieles. Kjo eshte strategjia qe po ndiqet nga vullnetaret socialiste, per te ftuar qytetaret e Tiranes te marrin pjese ne mitingun e organizuar nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj opozitare, nen moton "Mos Harro", ne perkujtim te 1-vjetorit te tragjedise se Gerdecit. Diten e djeshme, kryetari i selise roze, Edi Rama, iu bashkua vullnetareve socialiste, ne rrugen "Ali Demi", duke takuar dere me dere qytetaret dhe duke iu shprehur atyre ftesen, per t'iu bashkuar manifestimit te 15 marsit. Kryesocialisti i beri apel te gjithe qytetareve qe takoi, per te qene prezent ne sheshin "Skenderbej" ne oren 18:00. Por ndersa u bente ftesen mbi kete manifestim, lideri socialist eshte ndeshur dhe me problemet e banoreve, te cilet ankoheshin per rritjen e cmimit te jeteses dhe pamundesise per ta perballuar kete cmim. "Ata te dritave, nuk vijne fare qe te shohin sahatin, dhe sjellin fatura te fryra. Dy veta ne pensioniste, e paguajme 70-80 mije leke energjine. As nuk vjen fare faturuesja ketu. Ne jemi pensioniste, paguajme per 6 lata dru dhe kur vjen puna, faturuesja nuk vjen fare, dhe 70 mije leke fatura per t'u paguar. Si do ia bejme nuk di si te them", deshmoi nje pensionist. Pas degjimit te deshmise, Rama tha se manifestimi i madh qe do te zhvillohet ne kryeqytet, eshte per te gjithe ata qe ndjene nevojen se ky realitet duhet te ndryshoje. "Ndaj diten e diel duhet te jemi se bashku, per te manifestuar nevojen e te gjitheve per ndryshim, ne menyre qe kostoja e jetes qe rritet afrofe cdo muaj, me cmime, me fatura, me sigurine e jetes, me mungesen e garancise per te nesermen, me papunesine e varferine", u tha banoreve lideri socialist. Sipas tij, te gjitha keto jane arsye te medha per te qene bashke, jo per t'u ndare e percare dhe jo ca ketej e ca andej me flamuj te ndryshem, me dasi, sherre, grindje, qe i ka nxitur politika ne 18 vjet. Ne nje tjeter ndalese ne kete lagje te kryeqytetit, Rama eshte takuar me nje mekanik, i cili po ashtu pohoi per mungesen e punes, xhiron e pakte ditore dhe mbijetesen me punen e tij. Kryesocialisti beri te ditur se ishte ne kete lagje bashke me vullnetaret, per te sensibilizuar te gjithe banoret e saj per te qene te pranishem me zerin e tyre ne manifestim. "Kemi dale me vullnetaret, per te lajmeruar per manifestimin e dites se diel, ne oren 18:00, ne sheshin "Skenderbej", sqaroi Rama. Sipas tij, eshte 1-vjetori i tragjedise se madhe qe ndodhi ne Gerdec dhe duan te bejne manifestim te madh qytetar, jo partiake, te gjithe bashke, parti, shoqata, familje, sipermarrje per nje ndryshim te madh. "Per nevojen e nje bashkimi te ri qytetaresh e qytetaresh, pertej dasive te se vjetres, pertej kufijve qe na kane vene politikanet ne gjithe keto vite, ne emer te femijeve tane, sigurise ne pune, rruge, kudo, ne emer te nevojes per te perballuar nje krize te madhe dhe te gjithanshme", shpjegoi arsyen e manifestimit, kryetari i PS. Turi i vullnetareve duke trokitur dere me dere eshte nje risi ne politiken shqiptare, per te qendruar me prane qytetarit dhe duke pasur nje kontakt te drejtperdrejt me te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›