Memia shperndan 405 tapi ne Prefekturen e Shkodres
"Do te mundohemi te kryejme sa me shpejt procesin e legalizimit te zonave informale.". Keshtu ka deklaruar ne nje mbledhje te zhvilluar ne Prefekturen e Shkodres, kreu i Legalizimeve, Shaban Memia. Pas mbledhjes jane shperndare ne nje ceremoni 405 leje legalizimesh, ndertimesh ne rrethin e Shkodres. Dje, ne prani dhe te drejtorit te Agjencise se Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave dhe Ndertimeve Informale (ALUIZNI), Memia ka nisur procesin e shperndarjes se lejeve te legalizimit te ndertimeve informale, perfituesve te tyre. Memia ka deklaruar se ky proces po cliron rreth 10 miliarde dollare pasuri te shqiptareve, e cila deri tani rezultonte e ngrire. "Formalizimi i ketyre ndertimeve, e cliron kete proces dhe deri tani jane perpunuar rreth 2/3 e pasurive qe i eshte nenshtruar ketij procesi, me nje teknologji moderne dhe jane rreth 12.000 azhornime te bera ne terren, duke realizuar matjet perkatese dhe hedhur te dhenat ne sistemin elektronik", ka theksuar Memia. Kryetari i bashkise Shkoder, Lorenc Luka ka theksuar se ky proces ben te mundur legalizimin e ndertimeve informale dhe ata qe deri dje, nuk kishin te drejte te quheshin "qytetare", tashme jane te tille. Ne Shkoder numri i kerkesave per legalizim, eshte mjaft i larte. R.Llazari
RISIA/
RISIA/