"Qeveria e angazhuar ne fushate, jo ne ekonomi"
"Qeveria Berisha, eshte e angazhuar kryesisht ne mitingje dhe spote elektorale, me shume se sa ne sfidat ekonomike te vendit, duke keqperdorur per qellime elektorale administraten publike dhe taksat e shqiptareve, eshte realisht nje qeveri ne deshtim dhe ne ikje". Kjo eshte deklarata e bere nga deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, ne vijim te shqetesimit nga ana e partise se tij, per ceshtjen ekonomike qe po kalon vendin. "Nga investimet e brendshme 95% e tyre, pra 3.8 miliarde leke nga 4 miliarde ne total, jane vetem per rrugen Durres-Kukes, ndersa te gjitha investimet e tjera, ku perfshihen shkollat, spitalet, ujesjellesit dhe rruget kombetare e lokale, zene vetem 5 % te investimeve publike ose vetem 200 milione leke", tha Malaj. Sipas tij, qindra mitingje per inaugurim investimesh neper te gjithe vendin, jane thjesht dhe vetem elektorale, ato perfaqesojne investime publike te copezuara vetem per qellime elektorale, duke sjelle keqperdorim te taksave edhe ne kete situate te veshtire ekonomike. Socialistet sugjerojne qe qeveria duhet te kontaktoje dhe te diskutoje drejtperdrejte me eksportuesit, ndertuesit, me institucionet bankare dhe financiare per mundesite konkrete te lehtesimit te veshtiresive qe ka ekonomia shqiptare. D.D