E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango të lërë mandatin

Tiranë-Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i ka kërkuar sot ish-ministrit Ylli Pango, që lërë mandatin e deputetit përpara se Parlamenti të ndërmarrë veprime. “Zotëria në fjalë ka tradhtuar moralin e Partisë Demokratike”-theksoi Topalli para deputetëve, duke shtuar se ngjarja është shumë e rëndë. “Si nënë, jam e friksuar dhe e tmerruar nga veprime të tilla, pasi fëmijët tanë mund të jenë në role të tilla”-vijoi kryeparlamentarja, duke shtuar se “jam e tmerruar nga burrat që dalin lakuriq”. “Ai nuk përfaqëson më as një shqiptar”-tha më tej Topalli.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj. Ajo ka kërkuar nga Prokuroria që të ndërmarrë hetimet, ndërsa nga Parlamenti që të heqë mandatin e deputetit.

"Ministri juaj ka shkelur kodin dhe duhet te shkoje atje ku e ka vendin. Skandali tregoi se ku ka përfunduar dhe se si është goditur shteti shqiptar", u shpreh Leskaj.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka akuzuar opozitën se e përdor këtë çështje për qëllime politike. Ai iu drejtuar deputetëve të majtë, duke theksuar se kryetari i tyre (Edi Rama), ka më shumë se katër vite që qarkullon me foto i zhveshur.

“Ju keni kryetarin qe qarkullon prej vitesh i zhveshur, por askush s’ka folur per historitë e tij të perversitetit. Ju keni heshtur, sepse bashkëjetoni me skandalin”, deklaroi Patozi.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i ka kërkuar deputetit Ylli Pango që të mos shkelë më në sallën e Parlamentit, dhe të dorëzojë mandatin që tani. “Ne duhet të mbrojmë e shtetit. Ky parlament të mbrojë integritetin e vet”-theksoi Meta para deputetëve, duke nënvizuar se përveç skandaleve të tjera, “dje u përcoll edhe ky lajm ku vendet e punës kërkohen në mënyrë perverse”.

"Nuk mund të rrisim fëmijët tanë ne nje vend me lakuriqesi politikanësh. Kjo eshte e neveritshme dhe e bën te ardhmen tonë, të pashpresë, pasi nuk mund të qeverisemi nga politikanë që tallen me hallexhinjtë", u shpreh Meta.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Partia Demokristiane me kryetar Anton Gurakuqin, e cila e ka vlerësuar maksimalisht vendimin e kryeministri Berisha për të shkarkuar ministrin Pango. “ Reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit përballë një situate të tillë tregon qartë se askush nuk mund të abuzojë dhe njollosë emrin dhe imazhin e qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›