E Diel, 1 Nëntor 2026

Panik në turneun e Edvinit – në Cërrik përplaset me socialistë të pavarur, në Belsh largon njerëzit nga rruga

01-05-2011 / Gazeta 55

Kryesocialisti Rama konfrontohet në Cërrik me vjehrrin e kandidatit të pavarur, Florenc Doka, ndërkohë që në Belsh i largon njerëzit nga rruga dhe i fut në një mjedis të mbyllur, pasi kupton se pamja s’shërbente as për një kronikë televizive

Nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar se Edi Rama s’arrin dot të kontrollojë të tijët në bazë, por këtë radhë jashtë duarve i kanë dalë edhe kandidatët për kryetar bashkie. Dhe e gjithë kjo bën fjalë për një ish kryetar bashkie të PS-së nga viti 2003-2007, Florenc Doka. Kësisoj, vizitën e djeshme të Ramës në Cerrik e ka shoqëruar një incident, i cili s’ka kaluar pa u vënë re. Rama është detyruar të braktisë mitingun vetëm pas minutash nga fillimi.
Gjatë kohës që kreu i socialistëve dhe kandidati për herë të katërt në bashkinë e Tiranës, Edi Rama, po përpiqej të bindte qytetarët në mënyrë që vota e tyre të ishte për kandidatin zyrtar socialist të Cerrikut, kanë shpërthyer polemikat. Nga turma e simpatizantëve kanë ardhur reagime kundër kandidatit të propozuar nga Edi Rama, duke e quajtur atë si vegël të kryesocialistit. Jo e rastësishme ishte thirrja e vjehrrit të kandidatit të pavarur, i cili kërkoi ndëshkim me votë për hispanikët e Edi Ramës. Ai tha se këta individë, nuk vijnë në 8 maj për t’i shërbyer qytetarit, por kanë si pikësynim shërbesën ndaj politikës së Edi Ramës.
Gazeta “55” mësoi dje në mbrëmje se revolta e vjehrrit të kandidatit Doka, ishte e drejtë: Edi Rama i kishte premtuar Florenc Doka (i cili kandidon nga radhës e Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve) se ai do të ishte në listën përfundimtare të kandidatëve socialistë, por edhe siç bërë e ditur tashmë, në atë vend rikandidon kryetari i bashkisë Cerrik, Arben Ruçi. Ngjarja e djeshme, pritet të kthehet vota ndëshkuese në 8 maj, teksa ka një akuzë direkte ndaj Edi Ramës se ka kandiduar servilët e tij, të cilët s’do kujdesen për qytetin dhe qytetarin por për lëvizjet politike karrieriste të Edvinit.  
Ndërkohë dje ne mbrëmje në Belsh, skandali eshte rritur, kur i shqetësuar nga pjesëmarrja skandaloze e njerëzve ne miting, ai i largoi njerëzit nga rruga dhe i fut në një mjedis të mbyllur, pasi kupton se pamja s’shërbente as për një kronikë televizive

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›