E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stuhia, pezullohet puna ne port

Moti i keq ka pezulluar per disa ore punen dje ne Portin e Durresit. Reshjet e shiut te shoqeruara me ere te forte dhe det te trazuar, kane bere qe fillimisht te nderpritet puna ne anijet qe shkarkojne mallra rifuxhio, te cilat kane mbyllur hambaret per te evituar lagien e mallrave. Me pas eshte nderprere puna edhe ne terminalin e konteinereve, pasi era e forte rrezikonte perplasjen e ngarkesave qe ngrihen me kavo. Gjithashtu, ka pasur vonesa disaoreshe ne tragetet e linjes Bari-Durres, te cilet ne afersi te ujerave shqiptare kane ngadalesuar ecjen per arsye te detit te trazuar, forca e te cilit arriti ne 6-7 balle. Nderkohe mesohet se kater tragetet qe mberriten dje me vonesa te vogla ne portin e Durresit kane pasur ne bord rreth 2000 pasagjere dhe rreth 600 vetura. Shumica e udhetareve qe jane nisur nga Italia, me tragetet "Aurelia", "Grecia", "Azzurra" dhe "Jonis" jane emigrante shqiptare qe kane ardhur per te festuar festen e Sulltan Novruzit dhe Pashken Katolike. Tre tragetet e pare kane pasur vonesa deri ne nje ore, ndersa rreth 2 ore eshte vonuar mberritja e tragetit "Jonis". Burime nga Komisariati i Portit te Durresit bene te ditur se pasagjeret dhe veturat u perpunuan brenda nje kohe te shkurter, pasi ne dispozicion te tyre ishte nje numer i madh sportelesh. Te njejtat burime shtojne se jane te gatshem per te perballuar nje fluks pasagjeresh ne fundjave, nese do te kete dyndje emigrantesh. Per arsye sigurie, nga Kapitaneria e Portit te Durresit u keshillua dje qe anijet e tonazhit te vogel dhe te mesem te shtyjne nisjen nga porti i Durresit drejt destinacioneve, ndersa motopeshkatoret kane qendruar ne molin e peshkimit, ne pritje te permiresimit te kushteve atmosferike.
Keti Jaupaj

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›