E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulku: Me Sali Berishen, Shqiperia me e zhvilluar se asnjehere

Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, një nga aktivitet e lëvizjes studentore dhjetor ’90-të, aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku, përshëndeti dje hapjen zyrtare të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, duke vlerësuar punën e lidershipit Berisha, në ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë. 

“Pas kaq vitesh, pas 18 vitesh sot jam e lumtur sepse sot nuk jam këtu për të rrëzuar monumentin më të madh të komunizmit, por jam këtu për të mbështetur Partinë Demokratike, për të mbështetur njeriun më vizionar të historisë së Shqipërisë Sali Berishën. I cili e ka bërë Shqipërinë më të zhvilluar si asnjëherë, ta mbështesim të gjithë bashkë për ta bërë Tiranën, për ta bërë Shqipërinë si ajo rrugë madhështore, moderne më e mira në Ballkan. Ta bëjmë Shqipërinë moderne të bashkuar me Evropën”, u shpreh Bulku.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›