Dosja Balluku, sekuestrohet telefoni i Tan Leprit

Gjykata e Posaçme ka miratuar kontrolle dhe sekuestrime të tjera në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me Belinda Ballukun.
Në kuadër të këtyre hetimeve, biznesmenit Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, i është sekuestruar telefoni për llogari të hetimit.
Zhvillimet e fundit vijnë një ditë pasi në ambientet e SPAK u ripyetën Viola Haxhiademi dhe Ergys Vjerdho, në lidhje me çështjen që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Kontrollet dhe sekuestrimet e reja janë pjesë e veprimeve hetimore që po kryhen për dokumentimin e plotë të çështjes.