E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atdhe Nuhiu, dopjetë në fitoren e Rapidit

/* */

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu erdhi nga stoli për të firmosur fitoren 3-2 të Rapidit të Vjenës ndaj Shturmit të Gracit, në javën e 13-të të kampionatit austriak.

Trimel shënoi për rekordmenët austriakë në minutën e 55-të, për t’ia lënë radhën Nuhiut, i futur në lojë në të 63’, realizoi dy gola brenda katër minutash: 72’ dhe 75’.

Për Shturm golat u shënuan nga Darko Bodul (77’ dhe 84’).

Ashtu edhe siç pritej, Hamdi Salihi qëndroi në bankinë, duke konfirmuar edhe krizën që ekziston midis trajnerit të Rapidit, Petërt Shëtel dhe sulmuesit shqiptar.

Në kampionatin gjerman, Hanover i Altin Lalës (e nisi si titullar, duke luajtur deri në minutën e 56-të), humbi 2-1 me Borusia Munchengladahun.

Të premten, Besart Berisha shënoi katër gola në fitoren 7-1 të ekipit e tij Brisbane Roar kundër Adelaide Utd, në kampionatin australian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›