Itali, reformat e Montit, votëbesohen nga Parlamenti

Mario Monti
Parlamenti italian rikonfirmoi besimin për qeverinë Monti me anë të votimit të reformave ekonomike me 495 vota pro, 88 kundër dhe 4 abstenim. Pritet që paketa e reformave të diskutohet edhe një herë në komisionet ligjore dhe më pas të kaloj në Senat për tu miratuar.
Suksesi i reformës së Montit nuk ka kaluar pa debate të ashpra veçanërisht në mes PD-së dhe Ligës së veriut. Përfaqësuesit e kësaj të fundit akuzonin deputetët e mazhorancës që për 10- vite kanë luajtur rolin e ushtarëve të bindur ndaj pushtetit të Berluskonit.
Njëri nga deputetët e Ligës së Veriut është ngritur në këmbë ka zhveshur pardesynë duke deklaruar: heq veshjen e deputetit dhe dal më uniformën time të punës, të cilën e kamë mbajtur deri dy ditë përpara se të hyja në Parlament. Zoti Monti nuk ju ka qëlluar shumë shpesh të shikoni një uniform të tillë, është uniforma e mijëra punëtorëve italian të cilët janë të neveritur nga kjo reformë.