E Diel, 1 Nëntor 2026

Paolilo: Jo nënvlerësim! Figo: Evituam pretendentët

Inter

Pas verdiktit të goglave, ku Interi do të luajë në çerekfinalet e Champions-it me CSKA-në e Moskës, administratori zikaltër, Ernesto Paolilo, ka kërkuar përqendrim maksimal, pavarësisht emrit jo të madh të kundërshtarëve. Ai deklaroi: “Nuk është një sfidë e lehtë dhe do të ishte një gabim i madh nëse do t’i nënvlerësonim. CSKA-ja ka avantazhin se sapo ka filluar kampionatin dhe janë më të freskët në aspektin fizik. Nuk duhet të harrojmë as faktorin fushë: në ndeshjen e kthimit, rusët luajnë në shtëpi, ku gëzojnë mbështetjen e tifozëve të tyre dhe avantazhin e fushës me bar sintetik, që favorizon skuadrat më pak teknike. Na mungon Lusio, por ndihemi krenarë që merituam të jemi përfaqësuesit e vetëm të Italisë në Champions”. Ambasadori i klubit zikaltër, Luis Figo, tha: “Më mirë që evituam përballjet me Mançesterin ose Barcelonën. Gjithsesi, përballë rusëve na presin dy sfida mjaft të vështira”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›