E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedicti XVI shenjtëroi 7 persona

Papa Benedicti i XVI shenjtërojë shtatë persona, në atë që është përshkruar si një “ditë e madhe” për të gjithë krishterimin.

Midis personave që morën bekimin e Atit të Shenjtë, bie në sy Mohawk Kateri Tekekwitha, shenjtori i parë i historisë i lindur në Amerikën e Veriut.

Një tjetër shenjtore është gjermania Marianne Cope, e cila i dedikoi 30 vjet të jetës së saj lebrozëve në Hawai.

Shenjtërimi i tyre, së bashku me pesë shenjtorë të tjerë, u kremtua në një meshë të posaçme të mbajtur në sheshin e Shën Pjetrit.

”Kjo është një javë e madhe për Amerikën dhe Vatikanin. Shenjtërimi është nderimi më i madh që mund t’i bëhet një personi pranë Zotit”, deklaroi këshilltari për komunikimin i Vatikanit, Grek Burke.

Secili prej shtatë shenjtorëve bëhet i tillë, pasi Vatikani pretendon se ka arritur të vërtetojë se ata kanë kryer mrekulli, me ndihmën e Frymës së Shenjtë.

Vërtetimi i dy mrekullive është një prej kushteve fikse për shenjtërimin e një personi, ashtu siç ka ndodhur më parë edhe me Nënë Terezën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›