Lazio për Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Lazios, Hernanes beson se skuadra romake do të konkurrojë denjësisht për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pas fitores 3-2 ndaj Milanit të shtunën në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
“Ne luajtëm shumë mirë dhe bëmë një paraqitje pozitive. Mësuam nga gabimet tona dhe kjo e bëri dallimin”, deklaroi Hernanes realizatori i golit të parë në fitoren kundër Rossonerëve.
“Cili është objektivi ynë? Nëse vazhdojmë kështu atëherë do të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, përfundoi braziliani.