Thaçi: Ngjarjet e marsit 2004, episod i errët historik
Prishtinë- Ngjarjet tragjike të marsit 2004 shënuan një ndër episodet më të errëta në historinë tonë të kohëve të fundit-deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë së tij në Prishtinë. “Duke kujtuar ato ngjarje, populli dhe Qeveria e Kosovës edhe një herë përsërisin solidaritetin e përbashkët me të gjithë ata që janë prekur nga ato ngjarje fatkeqe. Ne qëndrojmë fuqimisht të zotuar për t’i riparuar dëmet e bëra, veçanërisht për të rinovuar, rindërtuar dhe për të ofruar siguri për kishat ortodokse serbe. Për këtë arsye, Policia e Kosovës sot ruan shumë nga kishat ortodokse serbe në Kosovë”-theksoi kryeministri Thaçi.
Më tej, krye i qeverisë kosovare tha se “ne nuk mund ta ndryshojmë historinë, por ne mund të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u siguruar se ngjarje të tilla të dhunshme nuk do të përsëriten më dhe që të gjitha komunitetet në Kosovë t’i kenë të drejtat e tyre të garantuara dhe të mund të ndihen të sigurt dhe të lirë”.
Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës dhe zbatimi i Planit të Presidentit Ahtisaari do të na ndihmojë për të arritur këtë qëllim. Kryeministri Thaçi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, në ndërtimin e një shteti demokratik të bazuar në sundimin e ligjit, në tolerancë dhe në respektin për të gjithë qytetarët. “Në Kosovën e re, nuk do të ketë hapësirë për urrejtje dhe dhunë”-përfundoi kreu i ekzekutivit.