E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga drejt përplasjes finale...

Njëra palë deklaron se vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, ndërsa qeveria thekson se nuk ka një krizë. Por realisht thuajse të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare theksojnë se ka një imtas të rëndësishëm, i cili është krijuar nga mungesa e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, të cilat qëndrojnë në pozicione antagoniste. Europianët dhe amerikanët kanë bërë thirrje për një dialog mes palëve, apel që është ndjekur edhe nga personalitete të tjera shqiptare, si politikanë të vjetër, intelektualë të njohur, por edhe autoritete të larta të shtetit. Duke filluar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka deklaruar se është i gatshëm të negocionte për hapjen e një dialogu mes socialistëve dhe demokratëve. Por të gjitha këto apele kanë rënë në vesh të shurdhër nga protagonistët. Realisht mund të thuhet nga mazhoranca, pasi Kryeministri Sali Berisha mbron fuqishëm tezën se nuk ka krizë, ai mund të qeverisë edhe me mazhorancë relative dhe kërkon të tërhiqet opozita. E cila nga ana e saj ka përshkallëzuar qëndrimin e saj të protestave popullore, pasi qeveria nuk ka zbatuar kërkesën për hapjen e kutive të votimit. Po shkojmë drejt përplasjes finale? E cila sipas Arbën Xhaferrit do të tronditë mbi gjithçka demokracinë dhe shtetin shqiptar...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›