E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kameruni pezullohet nga FIFA për aktivitetet futbollistike

FIFA ka pezulluar përkohësisht Kamerunin nga të gjitha aktivitetet fitbollistike. Ky vendim u mor pas ndërhyrjeve të vazhdueshme të qeverisë së Kamerunit në punët e federatës së futbollit të këtij vendi, edhe pse FIFA kishte paralajmëruar disa herë. Për rrjedhojë, Kameruni nuk do të mund të luajë përballë Libisë më 6 shtator ndeshjen më të rëndësishme kualifikuese të Botërorit 2014, ndërsa klubet e këtij shteti nuk do të mund të marrin pjesë në Champios Ligën e Afrikës në fund të këtij muaji.

FIFA i përjashton anëtarët e saj në çdo rast kur qeveritë ndërhyjnë apo kërkojnë të influencojnë në zgjedhjet e federatave të futbollit, për të mbrojtur zyrtarët e zgjedhur më votë. Kur një federatë pezullohet, përfaqësuesja e saj e futbollit klubet dhe zyrtarët nuk mund të marrin pjesë në ndeshjet ndërkombëtare, si dhe nuk përfitojnë fonde nga FIFA. Qeveria botërore e futbollit do të krijojë një panel emergjencë për të ndihmuar në zhvillimin normal të zgjedheve të federatës më 31 Mars të 2014.

(d.b/e.ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›