''Samsung'' pretendon fitime rekord pavarësisht shitjeve të ''Galaxy s4''
SEUL- ''Samsung'', kompania koreanojugore numër një në botë e prodhimit të telefonave celularë, shpalli sot pritshmëritë për thyerjen e rekordeve të reja gjatë tremujorit të dytë të vitit, pavarësisht nivelit të ulët të shitjeve të ''Samsung Galaxy S4'' në një treg tejet konkurrues e të mbingopur.
''Samsung'', emrin e të cilit e mban një telefon celular në katër të shitur nëpër botë, pret një përfitim operacional me një rritje vjetore prej 50 për qind, që përkthehet në një shumë prej 8,2-8,3 miliardë dollarë, vetëm për periudhën prill-qershor.
Por analistët parashikuan një përfitim operacional prej 10.000 miliardë won, falë suksesit të S4, të hedhur në treg në fund të prillit. Brenda pak më shumë se një muaji, u shitën 10 milionë S4.
''Samsung'' ka shpenzuar pa menduar për t'i bindur konsumatorët të zgjedhin S4 në vend të ''iPhone 5'', prodhim i gjigantit amerikan ''Apple''.
Gjatë tremujorit të parë 216,2 milionë smartphone u shitën nëpër botë. Me zotërimin e 32,7 përqind të tregut, ''Samsung'' pozicionohet më mirë se ''Apple'' që zotëron rreth 17,3 për qind të tregut.
(d.b/ATSH/BalkanWeb)