“Antropologji e fotografisë, një libër ndryshe i studiuesit Xhyher Cani
Autori i Lajmit: red.
“Lexuesi njihet në faqet e librit jo vetëm me botimet e para studimore botërore mbi fotografinë, me revistat më të herëshme e më të rëndësishme për të, por edhe me shkollat artistike dhe grupimet e ndryshme të fotografëve në vendet ku kanë qënë të zhvilluara më shumë veprimtaritë për “dhomën e errët” (fotografinë)”
Para disa kohësh Shtëpia Botuese “Sejko” hodhi në qarkullim librin “Antropologji e fotografisë” të studiuesit Xhyher Cani (Mecorrapaj). Fotografia është një temë jo shumë e gjendur në botimet tona. Autori i librit është doktor i shkencave humane dhe ka botuar librat: “Papa Vojtila” (1993), “Këngë popullore shkodrane” (1998), “Kërkime mbi kanunin e Skënderbeut” (2000), “Argjendaria dhe mjeshtrit shkodranë” (2004). Muajin e kaluar dr. Cani botoi në Paris, në “Editions L Hartman”, veprën me titull “Le Canon de Scanderbeg au coeur du coutumier albanais”. Gjithashtu, ai ka botuar mjaft artikuj shkencor në “Etnografia shqiptare”, “Kultura popullore”, “Kumtari” etj. Në vitet 1991-93 ka bërë pjesë në grupin e punës për botimin në Francë të albumit të Marubëve, “Albanie visage des Balcans”, Editions Arthaud, (1995).
Lindja e fotografisë
Libri është ndarë në tri pjesë. E para trajton lindjen dhe zhvillimet në fushë të fotografisë, e dyta për fillimet dhe ecurinë e fotografisë shqiptare dhe e treta, përmban pak foto të njohura botërore e, po ashtu edhe disa shqiptare. Pjesa e parë ngërthen një ndërkohë prej rreth 170 vjetësh, që nga fotografitë e para e deri në fotografitë e sotme digitale. Autori me njohuri të thella dhe fantazi ka trajtuar jo vetëm anën teknologjike e shkencore, por ndërthurr me to dhe aspektin social-kulturor të ecurisë së fotografisë në vite. Duke filluar me paraqitjen e proceseve teknike dhe mjetet përkatëse dhe zhvillimin e tyre, në libër bashkërendohen edhe rryma, shkolla të ndryshme, zhanre, arritje, dobi shkencore dhe shoqërore, kënaqësi estetike të fotografisë. Në të shpaloset qartë dhe hollësisht ëndra e vjetër e njerëzimit, përngrirja dhe ruajtja e pamjeve, të njeriut, sendeve, ngjarjeve, botës shtazore dhe bimore, pra të gjithçkaje ishte dhe është në zhvillim, të të sotmes meteorike . Pra fotografia po përngrinte dhe përjetësonte atë që për syrin e njeriut ishte shumë kalimtare. Këto në librin për të cilin po shkruajmë, jepen hap mbas hapi, çdo përparim në lëm të teknikës shoqërohej vetvetiu edhe me rritjen cilësisht të fotografisë, me zgjerimin e ndikimit të anës dokumentare dhe artistike, me përhapjen dhe shtrirjen e saj në shumë fusha të jetës. Materiali që rendit autori në libër është mjaft i bollshëm, por duke lexuar sikur kërkon edhe më tepër, çka shkaktohet nga paraqitja tërheqëse e lëndës. Lexuesi njihet në faqet e librit jo vetëm me botimet e para studimore botërore mbi fotografinë, me revistat më të herëshme e më të rëndësishme për të, por edhe me shkollat artistike dhe grupimet e ndryshme të fotografëve në vendet ku kanë qënë të zhvilluara më shumë veprimtaritë për “dhomën e errët” (fotografinë). Vlerë tjetër e librit të dr.Canit, është edhe paraqitja e zgjeruar dhe me aftësi e zhanreve të ndryshme të fotografisë botërore, tendencat dhe synimet e tyre, arritjet, por edhe ngecjet e padëshiruara. Për këtë autorit i është dashur të konsultohet me literaturë të zgjedhur e të bollshme mbi fotografinë, por dhe këtu ai tregohet original dhe krijues, sepse nuk parashtron një grumbullim mekanik faktesh, datash, emrash, çka do ta bënte librin të thatë, po bënë gjithashtu gërshetimin dhe komentimin e tyre.
Fotografia shqiptare
Pjesa e dytë në libër merret me fotografinë shqiptare qysh prej agimeve të saj, me emrat më të dalluar, sidomos të fillimeve, në kapërcyell të shekujve XIX dhe XX. Në të flitet veçanërisht për Marubët, por dhe për Kol Idromenon, Kristaq Sotirin, Shan Picin e, sidomos për fotografin e shquar shqiptaro-amerikan, Gjon Mili, për të cilin duket se ka ndjeshmëri të veçantë. Atij, studiuesi Cani i kushton rreth dhjetë faqe të librit, po aqë sa dhe “kolegut”të panjohur nga veriu, Kel Marubit. Për këta, autori nuk tregon vetëm të dhëna të jetës së tyre, që dhe këto paraqesin interes, por zgjerohet në parashtrimin e karakteristikave të punimeve të tyre edhe në aspektin estetik, gjë që flet për seriozitetin e këtij studimi mbi fotografinë. Kjo pjese përbën njëkohësisht edhe një kontribut të mirë për historinë e fotografisë shqiptare.
Galeria me foto-ikona
Në pjesën e tretë jepet një galeri e vogël fotografike, në fillim disa foto-ikona të fotografëve të ndryshëm nga bota, duke nisur nga më të herëshmet e deri tek ato të Man Ray-t dhe Cartier-Bresson-it. Të tjerat janë fotografi vetëm të Marubëve, shumica të Pjetrit dhe Kelit. Në këtë “pavion” të vogël të fotografisë shqiptare, mendoj se mund të shtoheshin foto të Sotirit (ndonjë fotoportret), të Idromenos, të Shan Picit (peizazh), sepse për këta edhe flet më gjerësisht në faqet e librit. Pra, pjesa e tretë duhet të ishte më e zgjeruar me më tepër fotografi si të huaja, ashtu edhe të vendit. Gjithashtu, niveli i riprodhimit teknik të tyre nuk është në lartësinë e duhur. Libri “Antroplogji e fotografisë” mbyllet me një fjalorth të termave dhe teknikave fotografike (rreth 80 zera), ide mjaft e goditur për botime të këtij lloji. Po ashtu duhet vënë në dukje se librit nuk i kanë shpëtuar disa pasktësi në data ngjarjesh dhe emra fotografësh, mangësi që cënojnë vetëm anën dokumentare të tij, por që me më tepër kujdes nga ana e autorit mund të ishin shmangur. Gjuha e përdorur nga autori i librit është e pastër shqipe dhe e pasur me neologjizma, çka është një vlerë tjetër që i shtohet atyre që u përmendën dhe që nuk ishin të pakta. Edhe ballinat e librit, të trajtuara me procesin bardhë e zi, na duken mjaft të goditura dhe të përputhura me përmbajtjen e tij. “Antropologji e fotografisë” e studiuesit Xhyher Cani, është një libër sa shkencor, po aq edhe kulturor që u shërben shumë të gjithë atyre që merren me artin e bukur të fotografisë.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008