Si u ndaluan puthjet në filmat shqiptarë të monizmit
Autori i Lajmit: red.
Puthjet në hapësirat publike në filmat shqiptarë të kinematografisë së periudhës komuniste, janë bërë pjesë e një projekti arti, i cili përmes një videoprojektori, do të shfaqet në një ekspoze të artistes gjermane Verena Kyselka, sot në Galerinë "Ibrahim Kodra" në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Arti i puthjeve në hapësira publike, pjesë e një projekti arti të veçantë, me titull "Territory of Intimacy", (Territori i Intimitetit), e ka shtyrë artisten gjermane Verena Kyselka, që të shfrytëzojë pikërisht filmat shqiptarë të periudhës komuniste, ku ky moment i dlirë dashurie, mungon. Burime nga MTKRS që po e mbështet këtë projekt arti krejt të veçantë, shprehen se ai synon të analizojë ndikimet e diktaturës dhe vetëizolimit shumëvjeçar të shqiptarëve në marrëdhëniet ndërpersonale. Për Verena Kyselkan, qëllimi artistik është që të prekë përvoja të kësaj periudhe, duke i vendosur në një kontekst artistik, ndaj dhe ka përzgjedhur si shembull ndalimin doktrinor të regjimit të Hoxhës, kur çiftet e dashururuara nuk duhet të putheshin në publik. Një ndalim i tillë doktrinor ndikonte edhe mbi filmin, mjet i kontrolluar e i censuruar nga shteti, kur dhe momentet erotike të një çifti të dashuruar të lejuara për t u shfaqur, kufizoheshin në shikime, prekje të lehta dhe përqafime të shkurtra. Në filmat shqiptarë të periudhës komuniste, mund të gjesh më tepër prekje, deri madje edhe puthje mes burrash, si e ashtuquajtura "puthje vëllazërore", e cila nënkuptonte miqësi, paqe dhe solidaritet. Kyselka ka përzgjedhur pjesë nga 16 filma të Arkivat të Filmit Shqiptar, ndër të cilët: "Apasionata", "Duaje emrin tënd", me regji të Kristaq Mitros, "Përrallë nga e Kaluara" me regji të Dhimitër Anagnostit, "Një natë pa dritë" me regji të Gëzim Erebarës, etj, në të cilët, momentet intime mes personazheve kufizohen në një shëtitje mes arave me misër, kapje përdore nga kodrat e liqenit, etj. Janë këto disa nga "territoret intime" që u dhunuan gjatë periudhës kur zbatohej realizmi socialist, ndoshta edhe pengjet më të mëdha të regjisorëve shqiptarë, që krijuan gjatë viteve të diktaturës. Ndonëse Verena Kyselka punon kryesisht në Berlin, i pëlqen të lëvizë nëpër vende me një të kaluar "të vështirë". Si e bija e një ish-të dënuari në Gjermaninë Lindore, ka qenë për shumë kohë e përgjuar nga Shërbimi sekret gjerman. Pas shembjes së murit të Berlinit ajo pati mundësi të shihte dosjen e vet, ku ishin fiksuar momente intime nga më të ndryshmet. Mbi këto fakte ajo ka ndërtuar një projekt të quajtur "Conspiracy Dëellings" (Vendim i fshehtë), (1999) "Andreas" (Përballë), Erfurt (Gjermani); 2005 "Përfshirje" në ish-burgun e Sigurimit të Shtetit të RDGJ-së, Erfurt (Gjermani); 2007/08, Erfurt (Gjermani) dhe Bracknell (Britani e Madhe).
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008