E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berishës i BIE TE FIKET në festimet e 21 vjetorit të PD (VIDEO)

Share

(E PERDITESUAR)- Kryeministrit Sali Berisha i ka rënë të fikët, ndërsa ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 21 vjetorit të Partisë Demokratike. Berisha ka qenë në fund të fjalimit, kur ka humbur ekuilibrin. Menjëherë shoqëruesit e tij e kanë larguar nga foltorja. Ceremonia e festimeve është ndërprerë menjëherë, kurse televizionet e qeverisë nuk kanë vijuar të ndjekin ceremoninë apo këtë ngjarje. Më pas në Pallatin e Kongreseve është parë një ambulancë që e ka shoqëruar kryeministrin për në Spitalin amerikan. Ndërkohë mediat qeveritare, pasi nuk kanë dhënë asnjë informacion për këtë çështje për më shumë se 20 minuta, kanë nxjerrë pas instruksioneve së fundmi lajmin se Berisha kishte një marrje mendsh të lehtë dhe tani është fare mirë… (VIJON)

FOTO nga momenti kur Berishën e kanë larguar nga podiumi:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›