Papa ngushëllim për tragjedinë e Himarës

Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimave të tragjedisë së Himarës. Në këtë mesazh Papa shprehet se është lutur për humbjen e jetëve dhe për të plagosurit.
U informova për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente dhe shpreh pikëllimin e thellë për familjet e viktimave ndërsa lutem nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit. I lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike thuhet në mesazh.
Papa Benedikti XVI ia dërgoi këtë mesazh Shkëlqesisë së tij Monsinjor Hil Kabashi i cili është administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut. /F.S/