E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari i KiE-s vjen nesër në Tiranë

Thobjorn Jagland

Thobjorn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës do të vizitojë nesër Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Jagland do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar dhe kreun e opozitës.

Vizita e tij vjen një ditë pasi Shqipëria ka marrë presidencën e Komitetit të Ministrave të KiE-s.

Sot është mbajtur edhe ceremonia e rastit ku Britania e Madhe i la presidencën Shqipërisë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›