E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa nis vizitën në Amerikën Latine

Papa Benedikti është nisur nga Roma për në Meksikë dhe Kubë, në udhëtimin e tij të parë në Amerikën Latine, që kur u vu në krye të Kishës katolike në vitin 2005.

Benedikt, që këtë muaj mbush 85 vjeç, është nisur me aeroplanin e tij në aeroportin Leonardo da Vinçi të Romës drejt Amerikës Latine.

Gjatë qëndrimit të tij në Meksikë, Papa pritet të qëndrojë në shtetin qendror të Guanahuatos, duke hequr dorë nga Meksiko City për shkak të ndikimit që mund të ketë në shëndetin e tij, lartësia mbidetare prej 2420 metrash e qytetit.

Të dielën, Papa do të udhëtojë në Kubën e udhëhequr nga regjimi komunist, ku zyrtarët thanë se pritet që ai t`i adresojë çështjet për të drejtat e njeirut, por nuk ka plan që të takojë disidentët kubanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›