E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, makina aksidenton të moshuarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur paraditën e sotme në Fushë Krujë. Viktima është 70-vjeçari Bib Paloka nga fshati Luz i Krujës i cili është përplasur nga një automjet në momentin kur ishte duke kaluar rrugën.
 

Menjëherë i moshuari është dërguar me urgjencë për spitalin Ushtarak por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se i moshuari ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës në momentin kur është përplasur nga një fuoristradë e cila vinte me shpejtësi.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›