E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwelle i brengosur për imazhin e Gjermanisë

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka akuzuar opozitën se ka dëmtuar imazhin e Gjermanisë me kritikat e ushtruara kundër përbërjes së një delegacioni që ka shoqëruar atë në udhëtimet jashtë Gjermanisë.

Në një intervistë dhënë për gazetën ""Bild am Sonntag" Westerwelle kryetar i Partisë së demokratëve të lirë, hodhi poshtë akuzat për nepotizëm.

Me akuzat kundër tij opozita kërkon të arrijë ndryshimin e qeverisë për zgjedhjet që priten të mbahen në muajin maj në landin e Nordhrein Westfalen.

Westerwelle do të flasë për këtë çështje edhe para kongresit të landit të FDP-së, që do të zhvillohet në qytetin Siegen.

Ai akuzohet se në udhëtimin zyrtar në Amerikën Jugore ka marrë me vete biznesmenë, që janë shokë të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›