Familja kalendar

Per Chad dhe Barbie Soper rendesi kane numrat. Nje doze e trefishte lindjesh ne datat 8.8.2008 9.9.2009 dhe 10.10.2010 u ka dhene me te drejte atyre emrin Familja kalendar. Femijet e tyre kane lindur te tre sipas radhes ne datat e lartpermendura. Fama e tyre mori permasa te medha ata kane dale madje edhe ne televizionet me te medha amerikane te ftuar ne shume emisione. Gjithcka filloi nga nje televizion i vogel lokal. Ne nuk e prisnim - thote cifti - qe gjerat qe shfaqen ne nje televizion te vogel lokal mund te arrijne kaq larg dhe te bejne kaq shume zhurme. E pyetur nga drejtues te ndryshem te emisioneve qe ka qene e ftuar nena e femijeve me ditelindje te jashtezakonshme mbeshtetur edhe nga mjeket qe kane ndjekur femijet e saj gjate muajve te shtatzenise mendohet te kete thene te verteten per sa i perket pyetjes se shumepritur A i ka planifikuar ose manipuluar datat e lindjes se femijeve te saj Sigurisht qe jo. Femija i pare Chloe ka lindur pikerisht ne diten qe pritej te lindte pra me 8.8.2008. Kurse femija i dyte lindi me shpejt se cpritej per shkak te nje hemorragjie. Ne fakt ajo pritej te lindej me 20.9.2009 por rastisi qe lindi ne 9.9.2009. Pas disa analizash qe kryem - thote doktori Von Slooten - vendosem qe ajo te lindte para dates se planifikuar. Pastaj merret me mend qe femija i trete u lind qellimisht me 10.10.2010. Doktori Von Soolten deklaron se dicka e tille nuk i ka ndodhur gjate gjithe pervojes se tij si gjinekolog pervoje 27-vjecare kjo gjate se ciles ka pritur me mijera femije.
Barbie Soper 36 vjec eshte totalisht e ekzaltuar nga rastesia qe i beri te famshem ne gjithe boten. Jane numrat me te bukur ne bote femijet e mi jane me te famshmit ne bote dhe sigurisht qe do te jene me shume fat - thote Barbie. Ndersa i ati i femijeve mjaftohet vetem duke thene se eshte i lumtur qe te tre femijet jane te shendetshem. Ne kemi 10 vjet te martuar dhe po prisnim me padurim qe te kishim femije. Ne fillim menduam se nuk do te mund te benim kurre por tani kemi tre. Te tre jane nje bekim shume i madh dhe na i kane shnderruar jetet tona ne menyre te habitshme. Jane te famshem Epo aq me mire per ta - thote babai i familjes kalendar.