Papajani: 90 për qind e bizneseve deklaruan TVSH brenda afateve
çka pritet të çojë në ulje të evazionit fiskal. Praktika e deklarimeve online të detyrimeve do të përdoret gjatë muajve të ardhshëm edhe për biznesin e vogël. 90% e tatimpaguesve shqiptarë ka përmbushur këtë detyrim. Ne kemi arritur të marrim deklaratat e rreth 13 mijë tatimpaguesve. Sfidat e mëdha të teknologjisë së informacionit të cilat kjo administratë është e detyruar dhe e ndërgjegjshme për ti zbatuar, janë ato që kanë të bëjnë me deklarimin madhor elektronik të tatimpaguesve përfshirë edhe ato të biznesit të vogël, theksoi Papajani. Kreu i Tatimeve u ka bërë apel edhe pjesës së mbetur të bizneseve në skemën e TVSH-së, që të bëjnë deklarimin elektronik. Edhe pse afati i deklarimeve ka përfunduar dje, Administrata Tatimore i ka kërkuar Ministrisë së Financave që ndaj këtyre tatimpaguesve të mos vendosen penalitete, përderisa mënyra e deklarimit online është përdorur për herë të parë këtë muaj. Vetëm pak kohë parë është formalizuar një strukturë e re pranë tatimeve, avokati i tatimpaguesve, i cili autorizohet të investigojë të gjitha kërkesat e tatimpaguesve, që përbejnë probleme të administrimit të tatimeve siç janë vonesat e administrative të paarsyeshme, gabimet e zyrtarëve tatimorë që nuk janë zgjidhur në mënyrën e duhur pas paraqitjes së tatimpaguesi, mosrespektimi i procedurave tatimore apo shkelje të procedurave tatimore nga zyra tatimore. Ekzistojnë një sërë procesesh administrative që do të jenë të përjashtuara nga sfera e mbikqyrejs së Avokatit të Tatimpaguesve, siç janë rastet kur tatimpaguesi është investiguar nga sektori i investigimit në Drejtorinë e Investigimit Tatimore apo nga Drejtoria e Investimit të Brendshëm. Ai nuk autorizohet të investigojë apo të ndryshojë në procesin e përcaktimit të detyrimeve tatimore apo për rastet të cilat janë në proces aplikimi. Gjithashtu Avokati i Tatimpaguesve do të refuzojë ato kërkesa që janë të pabazuara dhe synojnë mosrespektimin në zbatimin e procedurave tatimore.
Last Updated on E Marte, 06 Prill 2010 18:33